Connect with us

Dosja “Habilaj”, pas kontrollit në banesë, Tahiri merr një letër nga Prokuroria

Kuriozitete

Dosja “Habilaj”, pas kontrollit në banesë, Tahiri merr një letër nga Prokuroria

Dosja “Habilaj”, pas kontrollit në banesë, Tahiri merr një letër nga Prokuroria

Pas kontrollit që iu bë ditën e djeshme në banesë nga 4 oficerë gjyqësore, ish-ministrit dhe deputetit Saimir Tahiri i është kërkuar që të paraqitet në Prokurori për të dëshmuar në lidhje me dosjen Habilaj.

Tahiri, aktualisht deputet i lirë i Kuvendit të Shqipërisë, mëngjesin e sotëm, i ka mbërritur nga prokurori Besim Hajdarmataj një ftesë për t’u paraqitur në Prokurori.

Në ftesën e Prokurorisë për Tahirin, shkruhet se ai është ftuar të paraqitet pranë gjykatës së shkallës së parë për Krime të Rënda në Tiranë.

Mbetet për t’u parë se ç’do bëjë Tahiri me këtë “ftesë” për paraqitje, edhe pse ai vetë ka deklaruar se nuk ka asnjë orë kohë për të humbur dhe ka kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda shpejtimin e procesit për nxjerrjen sa më parë të së vërtetës.

Ndërkohë gjatë kontrollit të djeshëm i cili ka vijuar për rreth 2 orë, oficerët kanë heshtur duke mos nxjerrë asnjë detaj nga puna e tyre, por është mësuar se ata kanë marrë nga shtëpia e Tahirit disa bizhuteri të bashkëshortes së tij, për të verifikuar nëse janë ato që përmenden në dosjen e Habilajve ku dy shokët flasin se i kanë dhuruar byzylyk me vlerë 9 mijë euro.

Në dosjen me 416 faqe të prokurorisë italiane për grupin e Habilajve, ku del disa herë emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri flitet dhe për dhuratat që ata thuhet se i kanë bërë nënës dhe gruas së ish- ministrit Saimir Tahiri.

Më 19 tetor Krimet e Rënda i kërkuan Kuvendit autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, por mazhoranca votoi kundër kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit dhe pro kontrollit personal dhe të banesës.

Gjatë kësaj kohe përfaqësues të ndryshëm të opozitës kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se i la kohë Tahirit të zhdukte provat. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top