Kuriozitete
Drogë me vlerë 1 milionë euro në kamionin me mandarina, kush janë shqiptarët e kapur në Itali
Drogë me vlerë 1 milionë euro në kamionin me mandarina, kush janë shqiptarët e kapur në Itali
Shkatërrohet një grup kriminal i cili merrej me trafikimin e lëndëve narkotike drejt Italisë, ku mes tyre janë arrestuar edhe tre shqiptarë.
Mbi 100 kilogramë lëndë narkotike marijuanë, e cila me vlerë tregu shkon rreth 1 milionë euro, u sekuestrua gjatë këtij operacioni.
Dyshohet se lënda narkotike vinte nga Spanja drejt Italisë, ku shitej në zonën veriore të shtetit fqinj.
Operacioni u kodua “Cargo” “Ngarkesa”, ku hetimet për të nisën në fillim të muajit tetor dhe u shtrinë në disa qytete, deri kur natën mes të dielës dhe të hënës mbërriti kamioni që pritej.
Një mjet i rëndë që në pamje të parë transportonte portokalle dhe mandarina, por që në brendësi fshihte 110 kilogramë marijuanë.
Në drejtimin e mjetit ndodhej 37-vjeçari spanjoll Joaqiun Martinez, dhe bashkë me të edhe marokeni Nour Eddine Benazzi, 43 vjeç.
Ndërkohë në pritje të tyre brenda një kapanoni ndodheshin tre shqiptarët Vital Meço 43 vjeç me banim në Cento, Tonin Bibaj 33 vjeç dhe Alfred Gjoka 37 vjeç, me banim në Savona.
Por ngarkesa e vërtetë që pritej, fshihej mes frutave, çka kishte ngjallur dyshime te policia, pasi ambienti i pozicionuar në zonën e Ferrara, vëzhgohej prej ditësh me telekamera.
Shqiptarët u filmuan duke i futur në xhup Martinez 13 mijë e 500 euro, si pagesë për transportin e drogës nga Spanja drejt Ferrara.
Policia priti deri sa kamioni të largohej, duke arrestuar të dyshuarit, ndërkohë që tre shqiptarët u mbyllën brenda kaparonit.
Policia hyri në aksion duke çuar në arrestimin e tyre, të cilëve ju gjetën doza me lëndë narkotike nëpër xhepa, gati për shitje, përveç ngarkesës së sapo shkarkuar.
Të gjithë, përveç Gjokës që ka precedentë penalë, nuk rezultojnë të dënuar. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.