Kuriozitete
E bujshme/ “Biznesmeni i fuqishëm” shqiptar martohet për ta bërë gruan prostitutë
Një 40-vjeçar shqiptar ka udhëtuar deri në Marok me dëshirën për t’u martuar me një vajzë të re, të cilës iu paraqit si një biznesmen i fuqishëm.
Menjëherë pas kësaj ai i ka kërkuar të udhëtojnë për të jetuar në Itali, por këtu del në shesh mashtrimi, se ai e donte vetëm për ta nxjerrë si prostitutë.
Mediat italiane bëjnë me dije se 40-vjeçari shqiptar, ka tentuar ta prostituojë përgjatë rrugës kryesore në komunën “Martinsicuro”, por vajza gjeti forcën për t’ia mbathur dhe gjeti strehë në një qendër strehimi.
Më pas, bëri kallëzim duke dërguar në gjyq shqiptarin.
40-vjeçari u dënua me 4 vite burgim për nxitje prostitucioni nga Gjykata e Teramos, paraditen e sotme, ndërkohë nuk dihet identiteti i tij