Connect with us

E fiksuar për të vrarë, vajza ther me thikë adoleshentin dhe e varros në kopshtin e saj

Kuriozitete

E fiksuar për të vrarë, vajza ther me thikë adoleshentin dhe e varros në kopshtin e saj

E fiksuar për të vrarë, vajza ther me thikë adoleshentin dhe e varros në kopshtin e saj

Një vajzë e re i kishte vënë vetes qëllim që të kryente një vrasje përpara se të mbushte 25 vjeçe dhe për këtë arriti të vriste një adoleshent autik dhe më pas e varrosi atë në kopshtin e saj.

Jemma Lilley, 28 vjeç, mbylli Aaron Pajich, 18 vjeç, në një dhomë në shtëpinë e saj në Australi dhe më pas e theri me thikë. Pas ekzekutimit, 28 vjeçarja e varrosi viktimën në një varr të cekët dhe e mbuloi me betonë dhe pllaka.

Lilley kishte thënë se donte të vriste dikë para se të mbushë 25 vjeç dhe ishte aq "euforike" pasi vrau Pajich sa ajo mburrej edhe tek të tjerët. Sipas dëshmisë së saj në gjykatë, Lilley kishte menduar për të qenë një vrasëse serioze që kur ishte adoleshente dhe u fiksua që viktimën ta ekzekutonte me thikë.

Viktima, e përshkruar nga nëna e tij si një "djalë i çmuar i vogël" u josh për vdekjen e tij më 13 qershor të vitit të kaluar, nga e pandehura.

Babai i Lilley, Richard, i cili fluturoi nga Anglia për të parë vajzën e tij duke u dënuar, nuk tha asgjë kur u largua nga ndërtesa e gjykatës.

Duke folur për The Times, njerka e Lilley, Nina, 48 vjeç, tha: "Ajo gjithmonë kishte një obsesion me vrasësit serialë, por ajo tha se ishte një mënyrë për të kaluar zhgënjimin e saj për atë që ndodhi kur ajo ishte një fëmijë".

Nëna e Pajich, Sharon, u tha gazetarëve se do të duhet të jetojë me një zemër të thyer për pjesën tjetër të jetës së saj.

Vrasësi i tij ishte "kafshë e neveritshme dhe kurrë nuk duhet të lirohet. Ai ishte djali im i çmuar, ai ishte i parëlinduri im … ai ishte plot me jetë. Ajo meriton të marrë gjithçka për atë që ka bërë, ajo ka marrë jetën e një djali të pafajshëm nga të dashurit e tij". /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top