Kuriozitete
E rëndë/ Babai shet vajzën për 15 mijë euro
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë ditën e djeshme. Bëhet fjalë për historinë e një vajze të mitur serbe, e cila u shit nga babai i saj për një shumë prej 15 mijë euro te një bashkëkombës. Policia italiane ka arritur të zbardhë ngjarjen pas një hetimi të gjatë në Firence.
Ngjarja:
Babai e ka fejuar vajzën që 13 vjeçe me një person rezident në Francë me familjen e tij. Ai ka arritur marrëveshje me babanë e djalit rreth katër vite më parë, ku e mitura duhej të martohej në këmbim të pagesës 15 mijë euro.
Sipas hetuesve, dhjetë muaj pas marrëveshjes, familja e dhëndrit është kthye në Itali për të nënshkruar “paktin” dhe ka paguar si paradhënie, € 4,000, prej ku është rënë dakord që vajza të dërgohej në Francë deri në shtator 2017. Ajo mbahej e mbyllur nga familjarët e burrit, por megjithatë e reja ia doli të kërkonte ndihme, duke përdorur një lojë në telefonin cellular.