Connect with us

E thjeshtë dhe e shijshme, sultjash me fruta të thata

Kuriozitete

E thjeshtë dhe e shijshme, sultjash me fruta të thata

E thjeshtë dhe e shijshme, sultjash me fruta të thata

Lindi si një ëmbëlsirë duke përfshire ato pak gjëra që ndodheN në shtëpi. Receta bazë është e njëjtë si e sultjashit normal vetëm që i shtohen edhe fruta të thata.

Përbërësit: 200 gram oriz, 1 litër qumësht, 200 gram sheqer të bardhë ose kaf, një dorë me mana kinezë, 1 dorë rrush të thatë, 1 grusht arra të qëruara, një grusht fistik, kanellë.

Përgatitja

Vendosni të rrinë në ujë rrushin dhe manat kineze. Ndërkohe vendosni orizin të ziej me 400 ml ujë në zjarr të avashtë dhe sapo uji të fillojë të shteroj, shtoni qumështin dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët duke e përzier vazhdimisht që mos ju ngjitet.

Kur shikoni që qumështi është përgjysmuar, shtoni sheqerin dhe vazhdoni zierjen deri kur shikoni që orizi është shkriftuar dhe masa është trashur dhe është bërë e kremoze.

Shtoni dhe manat sëbashku me rrushin të shtrydhura nga uji, arrat, dhe përzijeni. Ndajeni në tasa individual dhe lëreni të ftohet. Para se ta shërbeni spërkateni sipër me kanell dhe fistikë të grirë. /Adda’s All/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top