Kuriozitete
E vrau burrin, falë këtij shpendi mori dënim me burgim të përjetshëm (Foto)
Glenna Duram (49), nga shteti federal amerikan Miçigen, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje të bashkëshortit, ndërsa dëshmitari kryesor ishte papagalli i shtëpisë.
Glenna ka qëlluar me pesë plumba bashkëshortin e vet Martin Duram, dhe më pas ka tentuar të vetëvritet. Hetimi nuk mundi të provojë fajësinë e saj dhe Glenna me siguri i kishte shpëtuar burgut sikur të mos ishte papagalli Bad.
Gruaja e parë e Martin’it dhe disa anëtarë të tjerë të familjes e kanë dëgjuar papagallin se si po e imiton zërin e të vrarit dhe po e përsëritë fjalinë ku e lut gruan të mos qëllojë, trasnmeton gazetametro.net
Siç pretendon “Daily Mail”, gjatë gjykimin mbrojtja ka pretenduar se Glenna në momentin e vrasjes ishte në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore, por gjykata vendosi ta dërgojë në burgim të përjetshëm.
Dëshmitari i vrasjes papagalli Bad është lloj i papagallit gri të Afrikës me emrin Zhako, i njohur për aftësi të shkëlqyer të imitimin të zërit të njeriut./gazetameto.net.