Connect with us

Ekzekutohet me 3 plumba shqiptari në Itali, dyshohet për “larje hesapesh”

Kuriozitete

Ekzekutohet me 3 plumba shqiptari në Itali, dyshohet për “larje hesapesh”

Ekzekutohet me 3 plumba shqiptari në Itali, dyshohet për “larje hesapesh”

Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri orët e para të mëngjesit të sotëm në Torino të Italisë.

Mediat italiane raportojnë e ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, para barit “Chic di via Fidia” në lagjen Pozzo Strada.

Policia ka shkuar në vendin e krimit dhe po heton për të identifikuar se kush e ka qëlluar dhe për çfarë arsye është vrarë shqiptari.

Ky i fundit mbeti i plagosur në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spitalin “Martini“, ku dhe ndërroi jetë.

Dyshohet paraprakisht se ndaj tij kanë qëlluar dy persona ende të paidentikuar, ndërsa arma me të cilën u vra shqiptari mund të jetë e kalibrit 45.

Hetuesit kanë ngritur hipotezën se shqiptari mund të jetë vrarë për larje hesapesh midis grupeve shqiptare. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top