Connect with us

Familjet shqiptare të prekura nga përmbytjet në Greqi, deputeti apel për ndihmë qeverisë

Kuriozitete

Familjet shqiptare të prekura nga përmbytjet në Greqi, deputeti apel për ndihmë qeverisë

Familjet shqiptare të prekura nga përmbytjet në Greqi, deputeti apel për ndihmë qeverisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ishte në Athinë ku vizitoi nga afër dhjetra familje shqiptare të dëmtuara rëndë nga përmbytjet e ditëve të fundit në Greqi.

Përpara banorëve, Shehu shprehu ngushëllimet për viktimat dhe solidaritetin me familjet e prekura nga përmbytja.

“Fillova këtë vizitë pune në Athinë me takimin me bashkëatdhetarët e përmbytur e të dëmtuar rëndë në Mandra. Ishte një fatkeqësi shumë e rëndë natyrore, që bëri të humbin shumë jetë njerëzish, si dhe solli dëme të pa llogaritshme materiale për të gjithë, greke e shqiptare. Ngushëllimet më të thella për viktimat! Të gjithë solidaritetin të dëmturve nga Kryetari Basha, nga PD, dhe nga unë personalisht”, tha Shehu.

Duke parë situatën e rëndë, Shehu bëri apel për ndihmë nga qeveria shqiptare për familjet shqiptare që ndodhen në vështirësi, për tejkalimin e kësaj situate të vështirë.

“Është e domosdoshme edhe një mbështetje akive e konkrete nga Shteti Shqiptar si dhe institucione të ndryshme tonat. Kryqi i Kuq i Shqipërisë mund të luajë një rol të rëndesishëm në tejkalimin e këtyre pasojave shkatërrimi e vuajtjeje për ata qytetarë. Shpresoj që normaliteti të kthehet sa më shpejt në Mandra”, tha Shehu. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top