Connect with us

“Fati” i Tahirit, Alibeaj lexon raportin e opozitës: Ja pse duhet arrestuar ish-ministri

Kuriozitete

“Fati” i Tahirit, Alibeaj lexon raportin e opozitës: Ja pse duhet arrestuar ish-ministri

“Fati” i Tahirit, Alibeaj lexon raportin e opozitës: Ja pse duhet arrestuar ish-ministri

Opozita ka paraqitur sot para deputetëve në Kuvend, nëpërmjet deputetit Enkelejt Alibeaj, përfundimet e raportit të saj të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve. Në thelb të të cilit qëndron miratimi i kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, deputetit socialist, ish-ministër i Brendshëm.

Alibeaj ka theksuar se “Janë shumë episode, nuk janë një në një natë, por në disa netë, muaj e vite. Nuk janë mes dy personave, por 23 anëtarë të dyshuar të kësaj familjeve kriminale, dëshmi të pakundërshtueshme të bashkëpunëtorëve të drejtësisë që po faktojnë mbështetën shtetërore ndaj grupit kriminal”.

Aliebaj ka theksuar se “Marrja e shpërblimeve është e shtrirë në kohë, vëllezërit Habilaj pohojnë shpërblimet që i japin Tahirit, në para, pagesa për veshje, kostume, në diamante të vërtetuara tre here, byzylykë të kushtueshëm, me argumentin për paprekshmërinë dhe përdorimin e makinës Audi”.

Sipas Aliebeajt, duhet autorizimi i kuvendit është ky shkak që prokuroria ka kërkesë për imunitetin. “Kuvendi verifikon vetëm procedurën që është zhvilluar pa i hyrë provës në drejtim të faktit penale dhe autorësisë, imuniteti nuk duhet të shndërrohet në mburojë si pengesë për drejtësinë, nëse pranohet e kundërta atëherë cdo akt është i pavlefshëm, se kuvendi tejkalon kompetencën e tij dhe uzurpon kompetenca gjyqësore, nëse shqyrton prova atëherë demokracia përballet me një rrezik flagrant. Situata shthuret dhe sjell pasoja të dëmtojnë pa kthim drejtësinë e një shteti ku sundon ligji”- theksoi ai.

Deputeti demokrat tha ndër të tjera, se “Kërkesa për autorizim për arrest, heqje lirie,kontroll, paraqitet nga prokuroria, duhet të tregojë veprimin që kërkon autorizimi, ajo shoqërohet me relacion me provat që e mbështesin”.

Sipas tij, “ligji nuk kërkon që kuvendi të vërtetojë cilësinë e provave, nuk duhet të kryejë proces të administrimit të provave, është pushtet ekskluziv i prokurorisë dhe gjykatës marrja, administrimi dhe vlerësimi i provave për të krijuar ato nëse duhet ngritur akuzë dhe nëse i pandehuri duhet deklaruar fajtor apo jo’.

Alibeaj ka theksuar se ka dyshime se “Në banesën e Tahirit fshihen prova materiale të veprës penale, ose që i përkasin veprës penale”. Mosdhënia a autorizimit është një akt që komprometon marrëdhëniet e Kuvendit në sytë e publikut me institucionet e tjera.

Në një version të tillë që nuk do doja ta uroja është cënim i barazisë para ligjit. Nëse nuk jepet autorizimi kjo përmbyset, ‘nëse je anëtar i Kuvendit ligji nuk të prek’, kjo nuk duhet të ndodhë. Vendimmarrja për mbajtjen e imunitetit do të krijonin një përçmim për politikën, politikanët dhe sistemin, Kuvendi duhet të japë autorizimin, se vetëm kështu çdo deputet dhe Kuvendi tregon standardin më të lartë të sjelljes etike dhe bëhet model për të tërhequr në politikë njerëz me vlera.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top