Connect with us

Fëmijët e gjyqtares së vrarë transferohen në shtëpi të re, u sigurohet dhe ndihmë ekonomike

Kuriozitete

Fëmijët e gjyqtares së vrarë transferohen në shtëpi të re, u sigurohet dhe ndihmë ekonomike

Një muaj më parë gjyqtarja e Shkodrës, Fildes Hafizi, u ekzekutua me armë zjarri nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi.Por ndërsa rroga e së ndjerës ishte e vetmja e ardhur për dy fëmijët e saj dhe prindërit e moshuar me të cilët jetonte, tashmë vjen lajmi i mirë.Djali dhe vajza e saj, bashkë me prindërit e gjyqtares së ndjerë, janë transferuar në një shtëpi të re ku Bashkia e Tiranës ka paguar qiranë dhe e ka mobiluar.Po ashtu zyrtarët e bashkisë kanë bërë të mundur kalimin e kujdestarisë nga babai që ndodhet në burg tek tezja e tyre, Amela Hafizi (Asllanaj).Ka qenë kjo e fundit e cila nëpërmjet një letre ka falënderuar Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin e saj Erion Veliaj.“Ju jemi mirënjohës pasi në ditët tona më të vështira, ju dhe stafi juaj na u ndodhët pranë duke na suportuar jo vetëm si institucion, por edhe si individë, si njerëz të thjeshtë dhe humane të prekur nga situata dhe tragjedia jonë. Duam t’ju falenderojmë juve personalisht z. Veliaj që bëtë të mundur që e ardhmja e fëmijëve të mos ndërpritej nga tragjedia, duke na ardhur në ndihmë në një moment kur menduam se e gjithë bota u përmbys” shkruhet në letrën, të cilën e gjeni në galerinë e fotografive.  LajmeJavore

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top