Connect with us

Flet ish-shefi i antidrogës, Dritan Zagani: Tahiri hante drekë me grupin “Habilaj”

Kuriozitete

Flet ish-shefi i antidrogës, Dritan Zagani: Tahiri hante drekë me grupin “Habilaj”

Flet ish-shefi i antidrogës, Dritan Zagani: Tahiri hante drekë me grupin “Habilaj”

Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani në një lidhje për emisionin “Opinion”, ka komentuar situatën e dosjes “Habilaj”.

Ai u shpreh se sa herë që Tahiri vinte në Vlorë hante drekë me grupin “Habilaj”.

“Sa herë vinte në Vlorë Tahiri hante në drekë me ta”, ka deklaruar Zagani.

Ky i fundit tregoi edhe historinë se si e ka njohur grupin, i cili sipas tij me një kamion modest bënte jetë përrallore.

“Më shumë sesa një grup i organizuar trafikantësh droge nuk janë. Krimi i organizuar në Shqipëri funksionon në bazë të lidhjes së gjaku. Këta kanë qenë kontigjent të mirënjohur nga ana ime. Unë kam njohje profesionale ndaj këtij grupi qe në vitin 1998.

Ata merreshin e trafikun e drogës. Këta kanë qenë goxha aktivë. Vonë shumë kanë pasur një biznes legal. Në 2010 ata kishin hapur një biznes fruta perimesh me italianë.

Ata kishin thjesht një kamion. Unë nuk kam arritur t’i godas sikur doja. Ata kanë qenë shumë të aftë apo nuk kam qenë unë i zoti. Këta me një kamion të lodhur bënin jetë përrallore. Ata kishin mjete dhe prona. Kishin mjete luksoze.

Duke parë këtë situatë më diqte ana profesionale. Unë kisha plot biznesmenë që shkonin në drejtim të Italisë dhe u ankonin se nuk u dilte” tha Zagani.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top