Connect with us

Gjykata Kushtetuese, Meta: Institucion unik. Rama: Aty mund të hyhet pa të ardhur turp

Kuriozitete

Gjykata Kushtetuese, Meta: Institucion unik. Rama: Aty mund të hyhet pa të ardhur turp

Gjykata Kushtetuese, Meta: Institucion unik. Rama: Aty mund të hyhet pa të ardhur turp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i pranishëm në 25-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese theksoi se kjo gjykatë qëndron në krye të hierarkisë së sistemit dhe misioni i saj është të jetë gardiani drejtpërdrejtë i Kushtetutës në çdo shmangie të ligjit.

“Në këto vite Kushtetuesja ka treguat qartë ndarjen e pushteteve. Është institucion unik që mbron parimet kushtetuese, ndaj ka një rol shumë të rëndësishëm në funksionin e shtetit të së drejtës. Vendimmarrja e saj jo vetëm që ka zgjidhur konflikte, por ka ndihmuar në rritjen e kulturës, ka dëshmuar paanshmëri nga presionet politike, dhe duke korrektuar edhe sjelljen e disa të zgjedhurve politikë.

Tashmë edhe kjo gjykatë përballet me problematikën e fazës tranzitore të reformën në drejtësi. Ashtu si gjithë, edhe gjykatësit e kësaj gjykate do t’i nënshtrohen rivlerësimit. Kjo gjykatë duhet të përmbushë sfidat e saj”, tha mes të tjerash Meta.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, është shprehur se ky institucion ka qenë i pavarur dhe se ka marrë një sërë vendimesh të rëndësishme.

“Kushtetutat hartohen në kohë trazirash, dhe ata shpesh mbartin frikën e vulave të së shkuarës. Pas një historie 50-vjeçare shkeljesh flagrante e sistemike të të drejtave të njeriut, ndryshimet demokratike sollën një ndryshim të madh. Në kuadër të këtyre ndryshimeve u krijuar edhe Gjykata Kushtetuese, një nga institucionet më të rëndësishme për garantimin e rendit kushtetues në Shqipëri.

Gjatë veprimtarisë së saj që nga krijimi më 1992, Gjykata Kushtetuese është përballur me një sfidë të pazakonshme në vakumin e plotë të traditës, dhe përballë mijëra çështjesh të natyrave dhe përmbajtjeve të ndryshe, duke krijuar vit pas viti një traditë të pasur.

Vend për kritika me siguri mundtë ketë, dhe ka, por nëse ka një institucion të gjyqësorit shqiptar ku sot mund të hyhet pa të ardhur turp, është pikërisht Gjykata Kushtetuese.

Nisur nga fakti se në një kohë të shkurtër kjo gjykatë ka qenë e detyruar të merrej me vendime shumë të rëndësishme, e vërteta është se ky organ është përpjekur të shfaqet i paanshëm në gjykimet e dhëna, dhe i ka siguruar imazhit të vet një pamje të besueshme në sytë e të gjithëve”, tha Rama. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top