Connect with us

Gropa nënujore eksplorohet nga shkencëtarët, habit ajo që gjendet brenda saj

Kuriozitete

Gropa nënujore eksplorohet nga shkencëtarët, habit ajo që gjendet brenda saj

Gropa nënujore eksplorohet nga shkencëtarët, habit ajo që gjendet brenda saj

Kjo gropë e madhe ujore ishte përshkruar me herët nga gjeologët dhe tani shkencëtarët më në fund e kanë eksploruar këtë monument natyror që ndodhet në Great Barrier Reef.

Vrima blu shtrihet rreth 120 milje nga Daydream Island, në bregun veri-lindor të Australisë. Ajo që dihej në fillim rreth kësaj vrime ishte prezenca e koraleve të shumta në këtë zonë, por aty u zbulua shtëpia e një kolonie të shëndetshme koralesh.

Johnny Gaskell, një biolog detar nga Australia, shpërndau pamjet e mrekullueshme të Vrimës Blu në Instagram.

“Ekipi i zhytësve ka eksploruar pak më shumë se 20 metra (65 këmbë) poshtë në vrimën blu, para se të përplaseshin nga sendimentet e zhveshura dhe pjerrëta, që të çojnë drejt qendrës. Ishte e mrekullueshme të shihja koloni të mëdha të koraleve të shëndetshme.

Zbulimi i koraleve të shëndetshme në vrimën e kaltër mund të vijë si një surprizë për ekspertët, pas zbardhimit të gjerë të koraleve në Great Barrier Reef.

Koralet e Great Barrier Reef kanë pësuar dy goditje të njëpasnjëshme të zbardhjes, në vitin 2016 dhe në fillim të këtij viti, duke ngritur shqetësimet e ekspertëve rreth mbijetesës së koraleve, të cilat po zhduken nga ngrohja globale”, u shpreh ai. www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top