Connect with us

Himarë, hajdutët grabisin gomonen nga oborri i banesës

Kuriozitete

Himarë, hajdutët grabisin gomonen nga oborri i banesës

Himarë, hajdutët grabisin gomonen nga oborri i banesës

Një banesë e pabanuar ka rënë pre e grabitjes në fshatin Ilias të Himarës. Burime nga policia kanë konfirmuar se grabitja ka ndodhur gjatë natës së shkuar, ndërsa është grabitur një mjet tip gomone.

Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se në fshatin Iljaz në banesën e shtetasit Ll.N., babait të shtetases L.N., e cila ka bërë denoncimin është vjedhur mjeti lundrues tip gomone në pronësi të shtetasit J.N., banues në Tiranë.

Gjatë kohës që mund të jetë vjedhur mjeti lundrues në banesë nuk ka qenë prezent asnjë nga familjarët pasi banojnë në Tiranë.

Burime nga policia konfirmojnë se po vijojnë hetimet edhe për të saktësuar nëse ka patur sende të tjera të grabitura nga banesa veç mjetit lundrues.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të ngjarjes si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /b.l/noa.al/

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top