Connect with us

Historia tronditëse e nënës që urrente bebin e saj të 3-të:’Ndihem në faj’

Kuriozitete

Historia tronditëse e nënës që urrente bebin e saj të 3-të:’Ndihem në faj’

Rrëfimi i një nëne e cila tregon hapur urrejtjen që ndiente për djalin e saj të tretë ka tronditur gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale. Edhe pse ka zgjedhur të ruajë anonimatin, ajo është shprehur se aq shumë ndjente se e urrente të birin, sa për një kohë të gjatë uronte që ai të vdiste në gjumë.

Sipas Mirror, gruaja e kishte pothuajse të pamundur të lidhej shpirtërisht me të, ndërkohë që me 2 vajzat e tjera, 6 dhe 8- vjeç gjithçka shkonte për mrekulli. Dhe kjo e bënte të ndihej më shumë se fajtore.

E dëshpëruar, u ka kërkuar prindërve të tjerë ta këshillojnë rreth kësaj gjendjeje jo normale që po kalonte. Ajo rrëfen se shtatzënia ndodhi në mënyrë aksidentale dhe vetëm në muajin e 4-ët e ka kuptuar se priste një fëmijë, por ishte tepër vonë për ta abortuar.

Edhe pse gjatë muajve të shtatzënisë, ajo shpresonte të kishte komplikime të tilla të cilat ta detyronin të mos e mbante fëmijën, gjithçka shkoi mirë dhe solli në jetë një djalë të shëndetshëm.

Nëna e 3 fëmijëve duket se e ka përjashtuar mundësinë e adoptimit, për shkak se i trembej reagimit të vajzave të saj.

“Sinqerisht, e kam urryer për rreth 18 muaj të jetës së tij. Kishte një periudhë që unë dhe im shoq uronim që ai të vdiste në gjumë. Mendonim se kështu do të ndiheshim më të lirshëm.”- tregon ajo, duke pohuar se nëse s’do të ishte ai jeta e tyre dhe e fëmijëve të tjerë do të ishte më e thjeshtë.

Pas shumë komentesh dhe opinionesh, të gjithë ata që u njohën me historinë e saj dolën në përfundimin se nëna mund të jetë duke vuajtur nga depresioni i pas lindjes. Një në 10 gra vuajnë nga një gjendje e tillë deri në një vit pasi kanë sjellë në jetë bebin e tyre. Vështirësia në krijimin e lidhjes me fëmijën, mërzitja e vazhdueshme apo pagjumësia, janë simptomat më të njohura të këtij lloj depresioni.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top