Connect with us

I sëmuret qeni, gruaja mungon në punë dhe merr raport mjekësor

Kuriozitete

I sëmuret qeni, gruaja mungon në punë dhe merr raport mjekësor

I sëmuret qeni, gruaja mungon në punë dhe merr raport mjekësor

Italia njihet si një vend që dashuron kafshët shtëpiake, por kjo fitore konsiderohet si një arritje e madhe edhe atje.

Gruaja në fjalë, një pedagoge nga Roma, fitoi gjyqin me ndihmën e avokatëve të Ligës italiane kundër eksperimenteve mbi kafshët, një prej grupeve më të mëdha në Europë që luftojnë për mbrojtjen e kafshëve.

Pasi punëdhënësi nuk pranoi ta paguante për dy ditë që ajo nuk u paraqit në punë për shkak të qenit të sëmurë, çështja shkoi në gjykatë.

Kjo e fundit pranoi argumentet e avokatëve të zonjës se universiteti duhet t’i konsiderojë dy ditët e mungesës si leje të paguar apo mungesë për arsye serioze familjare.

Argumenti i avokatëve mbështetet në një nen të kodit penal të Italisë që thotë se ata që braktisin kafshët duke i shkaktuar atyre vuajtje burgosen deri në një vit dhe gjobiten me 10 000 euro.

Logjika e gjykatës ishte e thjeshtë, përderisa lëndimi i kafshëve është krim, kujdesi për ta s’ka si të mos jetë i mbrojtur nga ligji, shkruan tch. Organizatat italiane për mbrojtjen e kafshëve thanë se vendimi i gjykatës ka shumë rëndësi pasi i njeh kafshët shtëpiake, jo ato për qëllime përfitimi, si anëtarë të familjes. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top