Connect with us

Idrizi-Bushatit: Mos u kthe si Dhimitri i axhendës së Kotzias, çështja çame detyrim politik e kombëtar

Kuriozitete

Idrizi-Bushatit: Mos u kthe si Dhimitri i axhendës së Kotzias, çështja çame detyrim politik e kombëtar

Idrizi-Bushatit: Mos u kthe si Dhimitri i axhendës së Kotzias, çështja çame detyrim politik e kombëtar

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet teksa vlerëson takimin e Kretës si një mundësi të veçantë për trajtimin tërësor të tërësisë së çështjeve mes dy vendeve duke shpalosur mbi tavolinë të gjitha çështjet e pazgjidhura, i drejtohet me një apel të forte ministrit tonë të jashtëm, Ditmir Bushati.

Në këtë kuptim, PDIU i bën thirrje ministrit të Jashtëm të trajtojë të tre shportat e përcaktuara në dosjen diplomatike mes dy vendeve, përfshi, veçanërisht vendosjen për zgjidhjen e çështjeve më pak të trajtuara deri më sot si çështja çame dhe ligji i luftës.

“I kujtojmë z. Bushati rezolutën për çështjen çame të Kuvendit të Shqipërisë, të miratuar në vitin 2004, si një dokument detyrues për politikën e jashtme.

Me çështjen e shqiptarëve të Çamërisë nuk mund të bëhet asnjë koncesion, sepse dinjiteti dhe reciprociteti janë detyrim për politikën tonë të jashtme.

Z. Bushati ka detyrimin moral, politik dhe kombëtar të jetë ministri që çështjen çame ta kanalizojë në rrugën e zgjidhjes për t’u kthyer nga Kreta si Ditmiri i politikës sonë të jashtme dhe jo si Dhimitri i axhendës së ministrit Kotzias”, thuhet në deklaratën e PDIU. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top