Connect with us

Ijen apo Xhensilën? Ja kë zgjedh Besi të shpëtojë pa i ngelur hatri asnjërës

Kuriozitete

Ijen apo Xhensilën? Ja kë zgjedh Besi të shpëtojë pa i ngelur hatri asnjërës

Ijen apo Xhensilën? Ja kë zgjedh Besi të shpëtojë pa i ngelur hatri asnjërës

Të shtunën që lamë pas në “Shiko kush Luan” ishte i ftuar aktori i humorit Bes Kallaku, i cili edhe atë mbrëmje u sigurua që të na bënte të qeshim me shakatë e tij.

E teksa u duk se mbrëmja po shkonte e qetë, pa ndonjë pyetje provokuese për të ftuarit, për Besin dhe Shakon nuk rezultoi kështu deri në fund, pasi u zgjodhën si përfaqësuesit e skuadrave në lojën “Ndaje ose haje”.

Pyetjes se cila ishte moderatorja sportive më e aftë dhe më pak e aftë, Shako sigurisht zgjodhi të mos i përgjigjej, por të hante një nga ushqimet e shpifura.

E ndërsa kështu nuk ndodhi me Besin. Aktori i humorit iu kërkua të zgjidhte vetëm një emër mes dy dashurive të tij të mëdha: nëse do të ishte në një rast rreziku, kë do të shpëtonte Ijen apo Xhensilën?

Përgjigja e tij, ishte Xhensila, por këtë e tha në një mënyrë shumë të bukur, aq sa jemi të sigurt që Ijes së tij, nuk do t’i mbetet aspak qejfi.

“Ija do më thoshte: shpëto Xhensilën. Unë normalisht do të bëja ça të më thoshte Ija…Ija do të kuptojë, do shpëtoja Xhensilën”, tha Besi. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top