Connect with us

“Im bir ka ditur të zgjedhë”, vjehrra e Floriana Garos fjalë plot dashuri për nusen

Kuriozitete

“Im bir ka ditur të zgjedhë”, vjehrra e Floriana Garos fjalë plot dashuri për nusen

“Im bir ka ditur të zgjedhë”, vjehrra e Floriana Garos fjalë plot dashuri për nusen

Raporti nuse – vjehrrë është përshkruar gjithnjë problematik, por teksa dëgjuam fjalët që vjehrra i tha Floriana Garos gjatë një lidhje telefonike mëngjesin e sotëm, e kemi të pamundur t'i besojmë ato klishetë që janë krijuar gjatë viteve. Për një moment menduam që ishte nëna e Florianës, por jo.

Lumturi Ratkoceri, nëna e Enisit, një emër i njohur dhe për ne, pasi është në krye të Aleancës Kuqezi, ka thënë fjalët më të bukura që një vjehrrë mund t’ia thotë një nuseje.

“E dashur Floriana, po bëhen gati 2 vjet qëkur u takuam për herë të parë. Për këtë arsye sot dua të falënderoj publikisht për gëzimin që solle në familjen tonë. Të falënderoj që u bërë pjesë e jona, për buzëqeshjen, dashurinë dhe bukurinë, por mbi të gjitha për ngrohtësinë dhe lumturinë që i jep tim biri.

Të falënderoj për mbesën tonë që do të na falë gaz dhe hare. Ti e di sa e dua tim bir dhe dua të kuptosh që ai burrë i mençur, pasionant dhe i ndershëm që qëndron pranë teje, do të jetë gjithmonë fëmijë im.

Për 30 viteSH jam kujdesur për të dhe i tregova rrugën drejt suksesit dhe nga sot po ta kaloj ty. Të kam besuar qënien e Enisit, prandaj sot të them publikisht se të dua si vajzën time. Im bir ka ditur të zgjedhë", u shpreh ajo.

Bukuroshja nuk i ka përmbajtur dot lotët e ndërsa e ka falenderuar pafund vjehhrën e saj, për atë që ajo është dhe sakrificat e shumta që ka bërë për rritjen e Enisit. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top