Connect with us

Ishin kthyer në tmerrin e punonjësve, pranga shqiptarit në Itali dhe bashkëpunëtorit të tij

Kuriozitete

Ishin kthyer në tmerrin e punonjësve, pranga shqiptarit në Itali dhe bashkëpunëtorit të tij

Ishin kthyer në tmerrin e punonjësve, pranga shqiptarit në Itali dhe bashkëpunëtorit të tij

Një shqiptar dhe një italian kanë përfunduar në prangat e policisë në Rivoli të Italisë pasi akuzohen për një seri vjedhjesh.

Mediat italiane shkruajnë se në pranga u vu 29-vjeçari shqiptar Arbër Metalia dhe bashkëpunetori i tij italian Emanuele Ravaneti, 39-vjeç.

Me arrestimin e tyre duket se ka marrë fund edhe tmerri i punonjësve në zyrat postare dhe në supermarkete, vende ku ata kryenin grabitjet.

Ata akuzohen për një seri vjedhjesh me armë dhe dhunë, së fundi edhe për grabitjen në zyrat postare të Alpignano dhe Grugliasco.

Në listën e grabitjeve është edhe sulmi që bënë në një supermarket në qytetin e Torinos. Ata janë kapur nga kamerat e sigurisë, ku shfaqen teksa në kërcënimin e armëve, u merrnin paratë punonjësve. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top