Connect with us

Ja çfarë ndodh me trurin e njeriut pas vdekjes

Kuriozitete

Ja çfarë ndodh me trurin e njeriut pas vdekjes

Ja çfarë ndodh me trurin e njeriut pas vdekjes

Ekzistojnë hipoteza të ndryshme sa i përket përjetimeve afër vdekjes.

Dhe për këtë, në Universitetin e Nju Jorkut kanë hulumtuar mbi përvojat e njerëzve që kanë pësuar arrest kardiak dhe janë “rikthyer në jetë”.

Disa thonë se kanë parë dritë në fund të tunelit, ndërsa të tjerë pretendojnë se kanë fluturuar sipër trupit, duke parë se si mjekët u kanë shpëtuar jetën.

Tani shkencëtarët kanë zbuluar se një njeri vazhdon të jetë i vetëdijshëm edhe pasi trupi ka ndaluar së shfaquri shenja jete, që do të thotë se ai është i ndërgjegjshëm edhe për vdekjen e tij.

Madje ka të dhëna që tregojnë se dikush që ka vdekur mund të dëgjojë edhe vdekjen e tij nga mjekët.

Sipas një studimi më afatgjatë të këtij lloji, një ekip shkencëtarësh nga Shkolla e Mjekësisë Lagnone, tregon për revistën Live Science se personat që kanë pësuar arrest kardiak tregojnë se kanë dëgjuar çdo fjalë të mjekut dhe infermierëve, ndërkohë që këta të fundit janë përpjekur t’u shpëtojnë jetën.

Kjo është konfirmuar edhe nga stafi mjekësor, të cilët tregojnë se pacientët e tyre, që teknikisht janë cilësuar të vdekur, mbanin mend çdo detaj se çfarë ata kishin thënë.

Vdekja e qelizave të trurit mund të zgjasë për disa orë. Në gjuhën mjekësore, mjekët e përcaktojnë vdekjen bazuar nga momenti kur zemra pushon së rrahuri, ku ndalohet edhe furnizimi me gjak i trurit.

“Teknikisht, ky është momenti i vdekjes, e gjitha bazohet tek momenti kur zemra ndalon së punuari”, shpjegon dr. Sam Parnia. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top