Kuriozitete
Jonida Shehu braktisi emisionin në Top Channel, shkak Rezarta Shkurta
Jonida Shehu braktisi emisionin në Top Channel, shkak Rezarta Shkurta
Pasi u mësua largimi nga “Pasdite në Top Channel” i moderatores Jonida Shehu, filloi në rrjet zhurma për këtë largim të beftë. Lajmi u konfirmua edhe nga vetë moderatorja dhe pas saj, edhe nga televizioni Top Channel përmes një njoftimi zyrtar.
Por arsyeja kryesore e kësaj përplasjeje lidhet me një incident gjatë emisionit të datës 11 tetor, kur e ftuar në studio ishte Rezarta Shkurta. Sipas burimeve të Lapsi.al, incidenti ka ndodhur për shkak të një kronike brenda emisionit për biznesin e Rezarta Shkurtës. Sipas drejtuesve të Top Channel, kjo kronikë ishte konsideruar publicitet, për të cilin Rezarta Shkurta duhej të paguante.
Në këto kushte, zyra e financës në Top Channel e ka gjobitur me 1500 euro Jonida Shehun. Moderatorja nuk ka pranuar ta paguajë gjobën duke vendosur të largohet përfundimisht nga ky televizion.
Në reagimin e televizionit thuhet se shkak i ndërprerjes së kontratës ka qenë sjellja aspak profesionale e Jonida Shehut dhe braktisja në mënyrë të papritur e emisionit: “Për këtë zyra ligjore e Top Channel do të ndërmarrë të gjitha rrugët ligjore në raport me Znj. Shehu, duke shtuar pas qëndrimit të saj në media edhe kërkesën për dëmshpërblim për prishje të imazhit të Top Channel”, thuhet në njoftimin e televizionit.
Ndërkohë, zëvendësuesja e Jonida Shehut në emisionit e pasdites do të jetë spikerja e lajmeve, Juli Krisafi. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.