Connect with us

Ju doli kjo tabelë në Facebook? Ja pse

Kuriozitete

Ju doli kjo tabelë në Facebook? Ja pse

Për disa minuta Facebook është bllokuar totalisht, duke shkaktuar panik tek përdoruesit e saj.

Me mijëra përdorues kanë raportuar se nuk kanë mundur të hynë në profilin e tyre.

Disa të tjerë mund të logoheshin, por nuk mund të kryenin veprime të tilla si të ngarkonin foto, të bënin postime të ndryshme, të dërgonin mesazhe. Teksa përdoruesit klikonin në Facebook, aty shkruhej “Ndjesë, diçka shkoi gabim”.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Instagramin.

Mediat britanike kanë publikuar edhe hartën e prekur nga “thyerja” e Facebook’ut për të gjithë përdoruesit dhe, siç shihet, ka ndodhur në pjesën më të madhe të botës.

Sipas hartës së Down Detector’s, përdoruesit nga e gjithë bota, duke përfshirë Evropën, SHBA’në, Brazilin, Japoninë dhe Australinë, nuk ishin në gjendje të identifikoheshin për afro 1 orë e 30 minuta.

Pas rregullimit të problemit, një nga zëdhënësit e “Facebook” ka sqaruar se bëhej fjalë për një problem teknik, duke mohuar zërat se kishim të bënim me një sulm kibernetik.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top