Connect with us

Ju ngushtojnë këpucët, tre hile si t’i zgjeroni pa dhimbje

Kuriozitete

Ju ngushtojnë këpucët, tre hile si t’i zgjeroni pa dhimbje

Ju ngushtojnë këpucët, tre hile si t’i zgjeroni pa dhimbje

Një prej dhimbjeve më të padurueshme është edhe shtrëngimi i këpucëve, gjë që bën që dhimbja të arrijë në palcë.

Por për të shpëtuar prej këtij sikleti, ekzistojnë disa hile që i zgjerojnë këpucët pa shumë mundim.

Këshilla e parë është që të vishni një palë çorape të trasha dhe të mbathni këpucët me to. Më tej ndizni tharësen e flokëve dhe ngrohni këpucët. Do të vini re në pak minuta se këpucët nuk do ju shtrëngojnë më.

Këshilla e dytë ka në bazë dy patate të qëruara. Këto patate futini brenda këpucëve dhe lërini për afro gjysmë ore. Do të vini re se patatet do të zgjerojnë këpucët tuaja dhe do e bëjnë më të butë materialin e tre.

Hileja e tretë është që të mblidhni gazeta shuk, t’i lagni dhe ti fusni brenda këpucëve që ju ngushtojnë. Lërini gazetat të thahen brenda tyre dhe kur t’i hiqni, do të vini re se këpucët do të jenë më të lira. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top