Connect with us

Kaltrina Ademi nga diaspora i kundërpërgjigjet ashpër gruas së ministrit

Kuriozitete

Kaltrina Ademi nga diaspora i kundërpërgjigjet ashpër gruas së ministrit

Bashkëtdhetarja Kaltrina Ademi, i është kundërpërgjigjur ashpër, Meliza Krasniqit gruas së ministrit të Bujqësisë në largim, Memli Krasniqi.

Bashkëshortja e ministrit përmes një postimi në “facebook”  kishte thënë se po gërditët nga bashkatdhetarët, gjatë kohës kur ata po vinë për pushime në Kosovë.

Postimi i saj u përcjell me reagime të shumta nga bashkatdhetarët tanë.

Ndërsa, bashkatdhetarja, Kaltrina Ademi, duke iu përgjigjur Melizës, ka thënë se “Të kërkoj falje që po të vjen ty me vjelle nga neve bashkatdhetarë të diasporës. Ne që jemi me ” me pak të shkolluar” ngase shkollat e perëndimit nuk lejojnë ta kalosh vitin me mbi 200 mungesa, nuk tregojnë statistika ku 95% të nxënësve mbërrijnë deri në matur- ne fakt, neve na bie goxha me mësuar për me mbërri deri në fakultet ( me ka 3+ gjuhe)”, ka shkruar ajo

Ky është postimi i plotë: 

E dashur Meliza,

Ne e dime se sa e don ti, bashk me bashkshortin tend, Kosoven. E dime se paret e ryshfetet, dhe tenderat dhe tere ato qe vine si dhurate per “kontributin” per vend, qe e jep partia e bashkshortit tend, jane te embla dhe vecse e shtojne dashurine qe e ke ti per vend. Dhe poashtu se ato ta verbojne vizionin mbi realitetin e vendit. Normal qe dashuria jeme nuk krahasohet me tenden ngase nuk marr asgje si ne shperblim, dhe me vjen veshtire te mos ta tregoj te verteten 🙂

Te kerkoj falje qe po te vjen ty me vjelle nga neve bashkatdhetare te diaspores. Ne qe jemi me ” me pak te shkolluar” ngase shkollat e perendimit nuk lejojne ta kalosh vitin me mbi 200 mungesa, nuk tregojne statistika ku 95% te nxensave mbrrijn deri ne matur- ne fakt, neve na bje kogja me msu per me mberri deri ne fakulltet ( me ka 3+ gjuhe) . Poashtu ne qe kur dalim nga shkollat konkurojme per vende te punes me konkurent nga tere bota, me kualifikime te shumefishta, me eksperienca me bollek. Neve nuk na fut xhahi ne pune, as daja..se skemi daj qe punojne ne institucione qe me na ” lehtesu punt” si ty Meliza. Ne te gjitha i bejme me djersen tone qe na bjen nga maja e kokes deri ne kemben ku e mbathim kepucen me ” pak shije” qe ti na perqesh ( njejte djersiten kot edhe plot bashkatdhetar ne Kosove qe nuk i takojne klanit te juv).
Pra po te kerkoj edhe njeher falje ty qe te vura me vjelle me prezencen time, remitencat e mija, dhe 1 milliard euro shtese ne vit qe ia dergoj shtetit tim qe cifti yt te kete mundesi te ” zgerdhihet” para popullit te mjere gjate tere vitit. Keshtu qe po me vjen keq qe ciftit tem ti kurr nuk mundesh me i shit mend.

E tash Meliza te tregoj edhe une ty cka me shti me vjelle mua:

1. Cifti yt qe eshte lind dhe rrit ne Kosove dhe me shet mend per ” jeten ne perendim” sa here qe vi

2. Cifti yt qe i rrit femijen ne qat mnyre sa qe me shume anglicizme i gjej ne fjalorin e tyre se ne timin ,

3. Shqiptar n e vendlindje si ti, me kompleks inferioriteti aq te madhe sa qe duhet te shfryhen ne tekste te tilla dhe me zor te distancohen nga identiteti i tyre.

4. Fakti qe shumice ne Kosove kan ” kry fakulltete” dhe nuk flasin shqip me mire se une, qe asnje dit shkolle ne Kosove nuk kam mbaru- pse nuk te ben kjo me vjelle oj Melize?!

5. Fakti qe, mendon se te arriturat ne biotopin e vogel te Kosoves njihen si dicka e madhe kur e konsideron se gjithcka qe je, e gjithcka qe ki , i ki fal nepotizmit

6. cifti yt se mendon qe “veshja” jote te fut ne nivel te njerzve te civilizuar

7. Fakti qe ti nuk po prekesh nga mjerimi ne vend por nga ANKESAT tona mbi mjerimin ne vend ( cfar lloji i psikopatit duhet me kene lloji yt?!)

8. Faktin qe ti flen me nje njeri qe aktivisiht kontribon ne ” Problemin Kosove” dhe ke vendos me fol per Opanga e gjera superficiale se sa me analizu problemin

Edhe jo vetem…

Keshtu qe me vjen shume keq Meliza qe komplekset e tua inferioriteti te bejne me vjelle. Une me te vertet skam faj qe cifti yt ne vendin ku jam une nuk kish mbrri as te punoj ne park te femijeve. panvaresisht se sa me me shije i kishe bart kepucet e tua 🙂
Dhe po me vje keq qe sa here qe vime ne te jashtit ta kujtojme se bota ne te cilen jeton ti nuk eshte asgje perpos nje iluzion i rrethekuar nga muret e tua personale. Nje mur i ndertuar nga krimet qe i bene familja jote, mbi shpinde te popullit.

Dhe mbasi je gruaja e nje politikani dua te i kujtoj ca fjale te Eleanor Roosevelt : “Great minds discuss ideas; average minds discuss events; small minds discuss people.”

Per ate nuk ta za per te madhe qe nuk do me diskutu probleme dhe ke vendos me fol per njerz. Kaq e ki kapacitetin 🙂 hajt tash shko mbath najsen se thone ” kush ska ne koke, ka ne kemb” 😊

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top