Connect with us

Kapen me drogë dhe armë zjarri në makinë, dy të arrestuar dhe një në kërkim

Kuriozitete

Kapen me drogë dhe armë zjarri në makinë, dy të arrestuar dhe një në kërkim

Kapen me drogë dhe armë zjarri në makinë, dy të arrestuar dhe një në kërkim

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Durrësit dhe një i tretë është shpallur në kërkim, ndërsa janë sekuestruar edhe 44 kilogram lëndë narkotike kanabis si dhe armë zjarri.

Mësohet se në pranga janë vënë: Lek Biba, 33 vjeç dhe Jurgen Tufa, 23 vjeç, të dy banues në Luz, Fushë-Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 32 vjeçarit F.B., banues në Luz, Fushë-Krujë.

Ditën e djeshme në sajë të operacionit të koduar “Luzi” në Fushë – Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel Corsa me drejtues Jurgen Tufa dhe pasagjer Lek Biba u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 44 kg lëndë narkotike e dyshuar e kanabis sativa dhe dy armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Ecol Special 99”, kalibri 9 mm me krehër dhe fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top