Connect with us

Kapet grupi që shpërndante drogë, një shqiptar e drejtonte nga burgu

Kuriozitete

Kapet grupi që shpërndante drogë, një shqiptar e drejtonte nga burgu

Kapet grupi që shpërndante drogë, një shqiptar e drejtonte nga burgu

Autoritetet greke kanë goditur një grup criminal në fushën e narkotikëve.

Në sajë të operacionit, të zhvilluar në Athinë, janë arrestuar 11 persona, një prej të cilëve nga Shqipëria.

Sipas medieve të vendit fqinj, i gjithë grupi, që merrej me shpërndarjen e drogës, drejtohej nga një shqiptar i burgosur.

Për këtë të fundit nuk është bërë public emri, por vetëm mosha, 35 vjeç.

I riu shqiptar ishte arrestuar për trafik kokaine me 13 tetor 2017 në portin e Pireut. Sipas mediave greke vitet e fundit ky grup ka fituar mbi 200.000 euro nga aktiviteti i paligjshëm trafikimi i drogës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 kg e 615 gram kokainë, 750 gram përzierës, 59 mijë euro, 30.000 lek të reja shqiptare, dy kartmonedha false me prerje 50 dhe 20 euro, 6 makina luksoze, 1 motor, 18 celularë, 3 libreza banke, 2 karta krediti etj. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top