Connect with us

Kapet me municione në banesë, arrestohet zjarrfikësi në Pukë

Kuriozitete

Kapet me municione në banesë, arrestohet zjarrfikësi në Pukë

Kapet me municione në banesë, arrestohet zjarrfikësi në Pukë

Një person është arrestuar nga policia e Pukës, pasi gjatë një kontrolli në banesë i janë gjetur municione.

Bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i Marjan Gjekaj, 48 vjeç, banues në Pukë, punonjës i zjarrfikëses në Pukë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bodrumin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 686 copë fishekë automatiku, 374 copë fishekë Pistolete TT, 4 copë krehra automatiku dhe një palë pranga si të policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top