Kuriozitete
Kërkesa zyrtare, Prokuroria kërkon kontrollin e banesës së Tahirit
Kërkesa zyrtare, Prokuroria kërkon kontrollin e banesës së Tahirit
Prokuroria kërkon leje për të ushtruar kontroll në banesën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Është kjo ajo që thuhet në kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, drejtuar Kuvendit, ku kërkohet heqja e imunitetit të deputetit, si i përfshirë në trafik droge.
Në bazë të të dhënave të përftuara nga hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri.
Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë mesditën e sotme autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri.
Kjo kërkesë vjen në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal.
Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
Emri i Tahirit, u përmend në përgjimet e grupit të “Habiljave”, të arrestuar në Itali për trafik droge. /a.y/noa.al
Akuzat për trafik droge, Prokuroria kërkon arrestimin e Saimir Tahirit
Trafiku i drogës, Prokuroria kërkon heqjen e mandatit të Saimir Tahirit
“Trafik droge”, Tahiri: Prokuroria të më hetojë! Kundërshtarët e mi, jo vetëm në opozitë
Dalin pamjet e operacionit në Vlorë, shihni bazën e “Habilajve” dhe gomonen e kreut të grupit
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.