Connect with us

Kërkohej për tjetërsim të pronave në Spille, dorëzohet ish-kreu i Hipotekës së Kavajës

Kuriozitete

Kërkohej për tjetërsim të pronave në Spille, dorëzohet ish-kreu i Hipotekës së Kavajës

Kërkohej për tjetërsim të pronave në Spille, dorëzohet ish-kreu i Hipotekës së Kavajës

Ish-kreu i Hipotekës së Kavajës, Seid Cikalleshi është vetëdorëzuar në polici. Cikalleshi akuzohet për përfshirjen në tjetërsimin e 36 hektarë tokë në Kavajë. Ndërkohë ish- kryeregjistruesi Seid Cikalleshi është edhe vjehrri i ish- kryetarit të Partisë Socialist në qytet, Gentian Daja.

Cikalleshi ishte në mesin e 11 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që janë akuzuar për përvetësimin e hapësirës së madhe të tokës, proces i kryer përgjatë tre viteve nga 2013-2016, ku janë përfshirë edhe nënprefekti i Tiranës si dhe disa zyrtarë të Hipotekës që kanë falsifikuar dokumente dhe regjistruar pronën në emër të tyre.

Në bazë të dokumentave zyrtarë, të vendosura në dispozicion të gjykatës, rezulton se kanë përfituar toka nga skema mashtruese familjarë të ish-kryetarit të Bashkisë, Elvis Roshi, të ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Gentian Daja, familjarë dhe lidhje fisnore të nënprefektit të Tiranës, Fatos Kaja, si edhe të ish-kryetarit të Komunës Kryevidh, Nezir Leçini.

Këta persona, siç rezulton nga dokumentat zyrtarë, kanë qenë përfitues të drejtpërdrejtë ose e kanë marrë pronësinë nëpërmjet transaksioneve nga shtetas të tjerë. Në disa raste, rezultonte se familjarët e drejtuesve lokalë, pasi janë bërë pronarë, ua kanë shitur tokat e tyre kompanive ndërtuese për zhvillimin e tyre.

Nga hetimi i Prokurorisë së Kavajës rezultoi se drejtues dhe ish-drejtues lokalë të qytetit kanë tjetërsuar llojin e tokës nga ranishte në tokë arë, nëpërmjet dokumentave të falsifikuar. Pas ndryshimit të regjimit të tokës, ata e kanë ndarë atë tek persona të ndryshëm, si edhe e kanë regjistruar në Hipotekë.

Ditën e martë, me urdhër të Prokurorisë së Kavajës u arrestuan 9 persona, mes tyre edhe nënprefekti i Tiranës, drejtori i ALUIZNI-t në qytet, si edhe disa zyrtarë të Hipotekës. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top