Connect with us

Koha e përshtatshme për të konsumuar kafe dhe përfitimet që ajo ka te ne

Kuriozitete

Koha e përshtatshme për të konsumuar kafe dhe përfitimet që ajo ka te ne

Koha e përshtatshme për të konsumuar kafe dhe përfitimet që ajo ka te ne

Sipas një studimi nëse gjëja e parë që konsumoni në mëngjes është kafja, atëherë ju vetëm do të ndiheni më të lodhur. Sipas trajnerit Max Lowery, rekomandohet që ajo të konsumohet rreth orës 9:30 dhe 11:30 të mëngjesit, në mënyrë që të ndiheni më të freskët para një takimi apo më të fuqishëm para stërvitjeve fizike.

Kafeina ndihmon në përforcimin e performancës dhe nivelet tona të kortizolit arrijnë majat mes orës 8 dhe 9 të mëngjesit, prandaj është mirë që gjatë kësaj kohe të shmangni konsumimin e kafes.

Por, përveç se duhet të shmangni konsumimin e kafeinës në mëngjes, kafja duhet të shmanget edhe gjatë orëve të vona të ditës sepse kafeina ka një jetëgjatësi prej gjashtë orëve. Prandaj, nëse zgjidhni ta pini një kapuçino në orën 16:00, ju ende do t’i keni në sistemin tuaj 50mg kafeinë deri në orën 22:00.

Por prej kafes mund të kemi edhe disa benefite:

Rrit nivelin e energjisë- Kafeina hyn në sistemin e gjakut tuaj dhe transmetohet deri tek truri ku më pas lirohet Dopamina.

Kafja gjithashtu mund t’ju ndihmojë të keni një kujtesë më të fort.

Djeg yndyrat- Hulumtime të ndryshme kanë konstatuar se kafeina rrit metabolizmin tuaj duke djegur yndyrnat në trup.

Përmban vitamina të ndryshme, të cilat janë të nevojshme për trupin tonë. Disa nga vitaminat të cilat i përmban kafeina janë, Vitamin B2, Vitamin B5, Vitamin B3 etj. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top