Connect with us

Koncensionet, Rama: Naço rri i qetë, s’ke gabuar, PD parti kaçkavalli. Basha: Hapi rrugë zgjidhjes politike

Kuriozitete

Koncensionet, Rama: Naço rri i qetë, s’ke gabuar, PD parti kaçkavalli. Basha: Hapi rrugë zgjidhjes politike

Koncensionet, Rama: Naço rri i qetë, s’ke gabuar, PD parti kaçkavalli. Basha: Hapi rrugë zgjidhjes politike

Pas akuzave për buxhetin, bërë në sallën e Kuvendit nga demokrati Edmond Spaho dhe fjalës së ish-ministrit të Drejtësisë, deputetit të LSI-së, Nasip Naço ka replikuar kryeministri Edi Rama.

“Ji krenar Nasip, ji krenar për kohën që kemi qeverisur bashkë, e di që je krenar, por thuaje, Nasip. Një gabim bëre Nasip, bëre gabimin e profesorit, ndoshta nën ndikimin e tij, ndoshta nga afrimi me profesorin, por gabove, se ka ndryshim themelor, e kemi diskutuar edhe bashkë, mes koncesioneve të dhëna prej nesh dhe prej tyre.

Këta janë këta, ju jeni ne me këta, por unë kujtoj kohën kur ne ishim bashkë. Profesor keni dhënë koncesione mes të cilave keni futur duart në xhepin e qytetarëve. Kurse ne nuk kemi dhënë koncesione ku futen duart në xhepin e qytetarëve”, tha Rama.

Me tej, kryeministri ka replikuar edhe me deputetët e tjerë të PD-së që reagonin pas fjalës së tij. Teksa sqaronte se me koncesionet nuk u preken xhepat e shqiptareve, dhe shteti paguan vetëm investimin, ka shtuar se laboratorët e analizave kanë qenë të kohës së qepës, por sipas tij ajo kohë ka ikur.

“Vijmë tek koncesionet në shëndetësi se aty e keni merakun. Afro 50 mijë njerëz që hynë në sallën e operacioneve dhe që kërcënoheshin nga instrumente të kohës së shokut Enver. Ne i kemi thënë privatit investo që ta kemi këtë shërbim sot se nuk e bëjmë dot që të paguajmë në vite. Kush fiton këtu? Fiton çdo shqiptar që nuk rrezikohet të infektohet nga gërshërët e ndryshkura të kohës së dashurisë shqiptaro-kineze, sepse instrumentet e reja vijnë nga Gjermania. Dritani e di këtë punë, por këtu thotë të kundërtën.

Ju thoni që shqiptarët, kontrollin mjekësor ta kishin me lekë. Ne themi duhet ta kenë falas. Vërtetë ne kemi ftuar një privat që të investojë gjithë infrastrukturën. Pas disa kohësh, të gjitha këto investime i mbeten shtetit. Gjithë infrastruktura e instrumenteve mjekësor, infrastruktura e homodializës i mbeten shteti. Ju që i thoni vetes parti e djathtë, jeni parti e djathit, kaçkavall të mbetur pa shitur.

S’keni lidhje ju me parti të djathtë. Laboratorët e analizave janë të kohës së qepës, pyetni Dashin se nuk është këtu. Pyetni Dashin që e shuante me raki. Dhe sot do të kemi laboratorë modernë dhe për të cilat shqiptarët nuk do të paguajnë asnjë qindarkë më shumë”, u shpreh Rama.

Fjalën e ka marrë sërish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili i ka bërë thirrje sërish kreut të qeverisë, Edi Rama që ti hapë rrugë zgjidhjes politike dhe krijimit të një qeverie anti-mafia. Duke folur, në përgjigje të deklaratave të kreut të qeverisë në Kuvend, Basha tha se në rast se Rama nuk pranon një zgjidhje politike, s’do ketë mëshirë për të.

“Edi Rama hidhu e përdridhu sa të duash. Përgjegjësia ime është të jap një rrugëzgjidhje politike, përgjegjësia jote është ta kuptosh. Hapi rrugë zgjidhjes politike për krizën ku ke futur vendin. Hapja rrugën dhe bëhu pjesë e zgjidhjes, jo e problemit. Vendi nuk do ketë mëshirën tënde, rruga do hapet. Unë dua që rruga të hapet me koston më të ulët për shqiptarët”, tha Basha.

Sipas tij “Cila kompani në Elbasan ka përfituar 90 tendera me 20 milionë euro? E di kush e ka këtë kompani apo jo? Pyete Qaton se ta thotë. Kjo kompani është pjesë e hetimit ndërkombëtar sepse përbën një nga nyjet e trafikut të heroinës”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top