Kuriozitete
Konfliktohen me thika dy të rinj, njëri përfundon në spital
Konfliktohen me thika dy të rinj, njëri përfundon në spital
Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke përdorur edhe thika. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë.
Sipas policisë, personat e përfshirë në ngjarje janë dy 17-vjeçarë, me inicialet V.L dhe G.S.
Njëri prej tyre, V.L ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
“Në Kavajë, në lagjen "Nr.1" për motive të dobëta janë konfliktuar me thikë, shtetasi V. L., 17 vjeç dhe G. S., 17 vjeç, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar me thikë, shtetasi V. L., 17 vjeç”, sqaron policia.
Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, shtetasi G. S., është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave dhe veprime të mëtejshme proceduriale. /k.k/noa.al/
Foto ilustruese
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.