Connect with us

Kontrolli në banesë i gjeti 300 milionë lekë, ndalohet gjyqtari i Apelit

Kuriozitete

Kontrolli në banesë i gjeti 300 milionë lekë, ndalohet gjyqtari i Apelit

Kontrolli në banesë i gjeti 300 milionë lekë, ndalohet gjyqtari i Apelit

Ndalohet gjyqtari i gjykatës së Apelit, Shkëlqim Miri, i cili që prej vitit 2010 është gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, që kur u transferua nga Gjykata e Apelit të Durrësit.

Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda mbrëmjen e djeshme u ushtrua kontroll në banesën e tij dhe iu gjetën rreth 300 milionë lekë të vjetra.

Mësohet se përveçse ka qenë anëtar i KLD-së deri në vitin 2012 ai është përfshirë edhe në “listën e zezë” të kryeministrit Edi Rama të publikuar në korrik të këtij viti me 100 emrat e zyrtarëve më të korruptuar, ku nga denoncimet e qytetarëve renditej i teti në listë.

Prokuroria ka disa muaj që po heton për dyshimet për korrupsion rreth gjyqtarit. Sipas grupit të hetimit, gjyqtari i Apelit dyshohet të ketë marrë 20 mijë euro për të ndryshuar kualifikimin e një vrasjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.

Dyshohet se gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasja, në plagosje të rëndë me dashje. Shtetasi i akuzuar quhet Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në SHBA. Gentian Doda njihet si kundërshtar i familjes "Dedja".

Një rreth i ngushtë prokurorësh dhe oficerësh të Policisë Gjyqësore kanë qenë në dijeni ditën e djeshme për kontrollin që u krye në banesën e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri.

Burime të rezervuara nga organi qendror i akuzës thanë dje se nuk është një kontroll rutinë, por në zbatim të një procesi hetimor që ka nisur prej afro një viti. Kontrolli i djeshëm ka qenë i befasishëm, në mënyrë që të mos i jepej asnjë mundësi subjektit nën hetim, që të manovronte, apo të fshihte provat. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top