Connect with us

Korçari del në ballkon, vë duart në kokë kur shikon tmerrin që ndodhte poshtë këmbëve të tij

Kuriozitete

Korçari del në ballkon, vë duart në kokë kur shikon tmerrin që ndodhte poshtë këmbëve të tij

Disa ditë më parë raportuam një skandal të vërtetë që ndodhte në qytetin e Korçës, ku nga pamjet që erdhën pranë redaksisë së JOQ.al viheshin re kafshë të therura, të cilat ishin ngarkuar në një kamionçinë dhe të pambuluara, mes pluhurit të qytetit, udhëtonin në rrugët e Korçës.

Ditën e sotme e njëjta situatë është përsëritur. Ka qenë një qytetar i Korçës, ai që ka bërë një foto skandaloze, e cila e ka bërë të mendojë dy herë nëse do të konsumojë sërish mish në vendlindjen e tij apo jo.

Edhe në këtë foto vihet re se si derrkucë të vegjël janë therur, rrjepur e janë hedhur pa asnjë lloj kujdesi dhe higjiene mbi dyshemenë prej alumini të një automjeti. Më të vërtetë e shpifur kjo skenë, kur mendon se nga ky mish mund të hamë të gjithë, në mos kemi ngrënë dhe nuk e kemi kuptuar.

Thirrja si përherë, shkon për Autoritetin e Kontrollit Ushqimor, i cili nëse do të funksiononte siç duhet e nëse do të kishte nxjerrë në terren inspektorët e vet, të tilla probleme do të ishin shmangur.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top