Connect with us

Kryemadhi: Fronti opozitar ndër më inspiruesit për shqiptarët, do ketë tryeza të tjera

Kuriozitete

Kryemadhi: Fronti opozitar ndër më inspiruesit për shqiptarët, do ketë tryeza të tjera

Kryemadhi: Fronti opozitar ndër më inspiruesit për shqiptarët, do ketë tryeza të tjera

Në përfundim të tryezës opozitare e cila u thirr ditën e sotme nga kryedemokrati Lulzim Basha, pas përgjimeve të autoriteteve italiane, ku dy shqiptarë të akuzuar për trafik droge, përmendnin emrin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si të implikuar, ka folur kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Monika Kryemadhi tha për mediat se situata është alarmante dhe se njerëzit kërkojnë zgjidhjet te banda jo te shteti.

Ajo deklaroi se opozita i ka shpallur luftë kundër “narko-shtetit” që përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama.

Në këtë linjë shtoi se të gjitha partitë politike në tryezë u shprehën të shqetësuara për situatën ku ndodhet vendi, rrezikun e demokracisë, inkriminimin e çdo strukture shtetërore dhe policisë.

“Është një kambanë e madhe shumë e fortë, jo vetëm për klasën politike por për gjithë shoqërinë shqiptare. Kjo ishte tryeza e parë, do vazhdojmë me tryeza të tjera kundër kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Më në fund e gjithë opozita është bashkë”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur nëse do të organizohen protesta, ajo shtoi se partitë politike bëjnë manifestime dhe se protestat vijnë nga populli.

Sipas saj fronti i bashkuar kundër krimit do të jetë një nga inspiruesit më të mëdhenj që kanë pasur shqiptarët.

Liderja e LSI deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist që vazhdon të jetë në tranzicion, ndaj bëri thirrje të rizgjohet ndërgjegja kombëtare për të marrë në dorë fatin e vendit.

Pjesë e tryezës opozitare përveç Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, ishte Fatmir Mediu i Partisë Republikane, Vangjel Dule i PBDNJ, Agron Duka i PAA, Dashamir Shehu i LZHK, Nard Ndoka i PDK dhe Koço Kokëdhima i lëvizjes Zgjidhja. /a.y/noa.al

Basha: Opozita e bashkuar, me paratë e drogës Rama bleu zgjedhjet

Fronti opozitar del me deklaratë të përbashkët pas tryezës: Të ikë Rama

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top