Connect with us

Kryemadhi: Kontributi i partnerëve i çmuar, detyra më e madhe i takon klasës politike

Kuriozitete

Kryemadhi: Kontributi i partnerëve i çmuar, detyra më e madhe i takon klasës politike

Kryemadhi: Kontributi i partnerëve i çmuar, detyra më e madhe i takon klasës politike

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi priti në takim Zotin Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore dhe Lindore i Institutit Demokratik Amerikan (NDI). Fokusi i takimit ishte rikonfirmimi i bashkëpunimit mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe NDI, si dhe situata aktuale e demokracisë së Shqipërisë.

Kryemadhi shprehu vlerësimet ndaj NDI për asistencën e ofruar ndaj LSI-së në proceset e hartimit të politikave bashkëkohore, të trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve të forumit rinor (LRI) dhe të forumit të gruas (LGI) si dhe në veçanti për investimin e tyre për rritjen e transparencës financiare të partive politike në Shqipëri.

“Kontributi i çmuar i NDI ndër vite, duke i ofruar një mentalitet perëndimor aktorëve të ndryshëm politik ka ndihmuar Shqipërinë të bëjë hapa para në rrugën e demokracisë, megjithëse ka ende shumë punë për tu bërë për forcimin e institucioneve dhe shtetit të së drejtës në vend. Kontributi i partnerëve është i çmuar, por detyra më e madhe i takon klasës politike të vendit pasi njerëzit presin më shume prej saj”, është shprehur Kryemadhi.

Nga ana e tij Benjamin vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me LSI, ku në veçanti përmendi shembullin e dhënë nga LSI për sa i përket standardeve perëndimore të transparencës financiare që ka adoptuar, si dhe rikonfirmoi angazhimin e Institutit për të vazhduar projektet e përbashkëta të bashkëpunimit.

Në lidhje me standardet demokratike, Z. Benjamin shprehu nevojën e forcimit të pavarësisë dhe të rritjes së transparencës së institucioneve shtetërore si një etapë e rëndësishme për garantimin e të drejtave të qytetarëve dhe për eficencë në hapat që duhet të hidhen për zhvillimin e mëtejshëm të vendit drejt standardeve perëndimore. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top