Connect with us

Kryemadhi: Rama pazar mes kriminelëve, s’ja mbyll dot gojën prokurorisë

Kuriozitete

Kryemadhi: Rama pazar mes kriminelëve, s’ja mbyll dot gojën prokurorisë

Kryemadhi: Rama pazar mes kriminelëve, s’ja mbyll dot gojën prokurorisë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se drejtësia po përballet me pengesë të madhe për çështjen Tahiri. Në një konferencë për mediat, ajo tha se mazhoranca e ktheu Këshillin e Mandateve në një gjykatë politike dhe teatrale.

“Drejtësia po përballet sot me një pengesë të madhe që nuk janë vetëm kriminelët por dhe kryesuesi i falangës politike që mbështet dhe sakrifikohet për ta. Kryetari i Kuvendit dhe mazhoranca e kthyen Këshillin e Mandatit dhe Imuniteteve në një gjykatë politike. Ata dhunuan Kushtetutën, nga garante që ishte, e kthyen në mbështetëse të krimit.

Dhunuan dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, ku Komisioni shprehet: Nuk duhet në asnjë rrethanë të japë qëndrimin e tij për pafajësi ose jo të deputetit përkatës. Komisioni i Këshillit të Mandateve e patë dhe vetë që u kthye në një gjykatë politike dhe teatrale”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej Kryemadhi e cilësoi kryeministrin si mburojën më të madhe të krimit, i cili sipas saj kërcënon drejtësinë dhe lë shqiptarët në duart e trafikantëve.

"Kryeministri është shndërruar në mburojë të krimit, e kërcënon drejtësinë dhe lë shqiptarët në duart e trafikantëve. Po dëmtojnë shpresën dhe të ardhmen e shqiptarëve, duke i lënë në duart e vrasësve, trafikantëve, duke iu hapur këtyre të fundit autostrada droge.

Fjala e tij sot ishte dëshmi publike e një pazari mes kriminelëve që ndajnë rolet dhe hesapet mes tyre. Fjala e tij ishte dëshmi e strategjisë së tij për ta kthyer drejtësinë në zgjatim të kriminelëve. Rama edhe para pak minutash kërkoi t'i mbyllë gojën prokurorisë, pasi ai do të jetë edhe kryeprokuror edhe gjykatës. I bëjmë thirrje prokurorisë t'i shkojë deri në fund të vërtetave", tha Kryemadhi. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top