Connect with us

Kryemadhi: Sharjet dhe fyerjet për gazetarët, shenjë e frikës së Ramës

Kuriozitete

Kryemadhi: Sharjet dhe fyerjet për gazetarët, shenjë e frikës së Ramës

Kryemadhi: Sharjet dhe fyerjet për gazetarët, shenjë e frikës së Ramës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shigjeton Kryeministrin Edi Rama, lidhur me gjuhën e përdorur prej tij ndaj gazetarëve.

Ajo thotë se Edi Rama, i frikësuari më i madh në Shqipëri më kot përpiqet të intimidojë me mënyrën e tij të komunikimit prokurorinë apo median.

“Sharjet dhe fyerjet e tij për gazetarët edhe në qofshin përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga seanca e turpit që u zhvillua dje prapë janë shenjë e qartë e frikës së tij dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin”, shkruan Kryemadhi ditën e sotme në Facebook.

Më tej shton se votat e krimit që blenë dje dhe përfshirjen e ish-ministrit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nuk do të mundin kurrsesi të mposhtin vullnetin e një populli që po qeveriset nga mafia dhe rrezikon të shndërrohet në diktaturën e kanabisit.

Në një shpërthim të papritur, komunikimi të drejtpërdrejtë televiziv Rama, ju drejtua gazetarëve gjatë ditës së djeshme me shprehje si “Ju përçoni si tel bakri, që as logjikon, as kupton”, “turp për të gjithë ju dhe ata si ju, që ende nuk e keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, e vazhdoni të torollisni miletin me këto pyetje pa pikë sensi”; “pyetjet tuaja burojnë nga padituria, jeni kaq të paditur”, “ju jeni për të qarë hallin” , “flisni përçart”, “Këto janë pyetje për të qarë hallin”, “kjo është një idiotësi, në këtë pozitë idiote me vë ti me pyetjen tënde”, “jeni një amplifikator thashethemesh i paparë”, “ju duhet t’i thërrisni mendjes”, “s’keni si ta kuptoni ju, që për fatkeqësinë tuaj nuk lexoni”, “është e drejta jote te besh rolin e budallait”. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top