Kuriozitete
Kryemadhi takon kreun e ODIHR, Peter Tejler: Problemet ku “çalon” procesi zgjedhor
Kryemadhi takon kreun e ODIHR, Peter Tejler: Problemet ku “çalon” procesi zgjedhor
Kryetarja e LSI Znj. Monika Kryemadhi priti në një takim Kreun e Misionit të ODIHR për zgjedhjet, Z. Peter Tejler, i cili prezantoi raportin e ODIHR për zgjedhjet parlamentare.
Duke marrë fjalën në këtë takim, Kryetarja e LSI vlerësoi sensin përgjithësisht realist të raportit, ku konfirmohet një pjesë e problemeve që janë ngritur para zgjedhjeve siç janë shitblerja e votës, përfshirja e policisë në zgjedhje, ndikimi i eksponentëve kriminalë në votime, dhe cënimi i të drejtës së qytetarëve për një proces zgjedhor ku garantohet vullneti i tyre për të mbështetur lirisht partinë politike që përfaqëson më mirë pikëpamjet e tyre.
Gjatë bashkëbisedimit u diskutua dhe për rekomandimet e OSBE-ODIHR për reformën zgjedhore ku konsensusi e transparenca u cilësuan si kushte të domosdoshme për të krijuar besimin e qytetarëve te procesi zgjedhor.
Për sa i përket sistemit zgjedhor Kryetarja e LSI është shprehur se duhet të nisemi nga rekomandimet e ODIHR për të zgjidhur problemet e sistemit në të kaluarën, si dhe marrjen e shembujve më të mirë nga vendet e tjera ku garantohet liria e barazia e votës së qytetarëve. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.