Connect with us

Kufoma e gjetur në banesën e djegur në Korçë, zbulohet kush është viktima

Kuriozitete

Kufoma e gjetur në banesën e djegur në Korçë, zbulohet kush është viktima

Kufoma e gjetur në banesën e djegur në Korçë, zbulohet kush është viktima

Zbulohet kujt i përket kufoma e cila u gjet e shkrumbuar në një shtëpi të pabanuar, e cila u përfshi nga zjarri natën mes të hënës dhe të martës në Korçë.

Policia bën me dije se në afërsi të kufomës, janë gjetur disa sende dhe orendi personale metalike, të cilat shërbenin për pirjen e duhanit dhe për ushqyerje.

Në bazë të këtyre sendeve, dyshohet se kufoma mund të jetë e shtetasit I.Q., 45 vjeç nga një fshat i Korçës, i cili nga deklaratat e marra banorëve të zonës, rezultonte me probleme mendore.

Mendohet se ky shtetas kishte shkuar në këtë zonë, për të punuar dhe ishte strehuar në shtëpinë e pabanuar.

Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mëngjesin e sotëm u konstatua se në fshatin Lekas të Korçës, gjatë natës është djegur një banesë e pabanuar.

Gjatë kontrollit të bërë nga policia në ambientet e djegura të kësaj banese, është gjetur një kufomë e djegur plotësisht, e cila dyshohet se i përket I.Q., rreth të cilit nuk bëhen me dije më shumë detaje. /a.y/noa.al

Tmerr në Korçë, gjendet një trup i djegur te një shtëpi e pabanuar në flakë

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top