Connect with us

Kur fëmija del në televizion në kohën e gjumit: Shikuesit nuk e prisnin këtë (Video)

Kuriozitete

Kur fëmija del në televizion në kohën e gjumit: Shikuesit nuk e prisnin këtë (Video)

Vajza Iris Vronka me nënën dhe vëllain e saj ka qenë e ftuar në një emision në ITV News të Britanisë së Madhe, por nuk ka mundur të ulet dhe të rrijë qetë, përderisa nëna është përgjigjur në pyetjet e moderatorit.  


Nëna e saj Lucy në emision ka folur për alergjinë e qumështit që e kanë pasur fëmijët e saj. Gjatë bisedës, vajza e vogël u ngrit nga karrigia dhe filloi të ecë rreth tavolinës së gazetarit.

Udhëheqësi menjëherë i paralajmëroi shikuesit se vajzës iu ishte lejuar ”të bëjë çfarëdo që të dojë”.

Vogëlushja është shëtitur rreth tavolinës, ka luajtur dhe kërcyer, përderisa nëna dhe vëllai i saj kanë folur për alergjinë e qumështit dhe nuk kanë lejuar që vajza t’ju pengojë gjatë bisedës.

Kulmi ka qenë kur ajo ka hipur mbi tryezë, por në ato momente biseda ishte gati në fund.

“Ne patëm një pasdite shumë emocionuese, dhe në atë kohë ne kemi qenë të ftuar në televizion ajo zakonisht fle. Unë mund të mbajë atë në prehrin tim por ajo do të fillonte të bërtiste dhe të bënte rrëmujë aty, kështu që e lëshova të bëj çfarë të dojë “, tha nëna e vajzës që shpejt u bë hit në internet./gazetametro.net

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top