Connect with us

KUSH DO ZËVENDËSOJË ALEKSANDËR LALON NË PANELIN E JURISË? TV KLAN MERR VENDIMIN

Kuriozitete

KUSH DO ZËVENDËSOJË ALEKSANDËR LALON NË PANELIN E JURISË? TV KLAN MERR VENDIMIN

KUSH DO ZËVENDËSOJË ALEKSANDËR LALON NË PANELIN E JURISË? TV KLAN MERR VENDIMIN

Pas vdekjes së papritur të kompozitorit Aleksandër Lalo, karrigia e tij do të vijojë të mbetet bosh në panelin e jurisë së emisionit “C’est la vie” në TV Klan.

Drejtuesit e produksionit duket se kanë vendosur që në shenjë respekti ndaj kompozitorit, për të treguar se ishte i pazëvendësueshëm, produksioni ka vendosur të mos kërkojë asnjë emër tjetër që të mund të ulej në vend të Lalos.

Përjashtim do të bëjë puntata e kësaj të diele e cila është me regjistrim, dhe kur maestro Lalon do ta kemi sërish të pranishëm.

Kohët e fundit në media kishin qarkulluar disa emra që mund të zëvendësonin Lalon në panelin e jurisë, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Aleksandër Lalo u nda nga jeta mbrëmjen e së dielës së 19 nëntorit, pas një ataku në zemër. Në të njëjtën kohë po transmetohej edhe puntata e emisionit “C’est la vie” ku TV Klan vendosi të ndërpresë transmetimin dhe të njoftojë lajmin e hidhur.(e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top