Connect with us

Lihet në burg gjyqtari Miri, avokati Visha: Prokuroria ta mbështesë vendimin në prova

Kuriozitete

Lihet në burg gjyqtari Miri, avokati Visha: Prokuroria ta mbështesë vendimin në prova

Lihet në burg gjyqtari Miri, avokati Visha: Prokuroria ta mbështesë vendimin në prova

Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë arrest me burg ndaj gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, i cili u arrestua të premten.

Shkëlqim Miri u ndalua për dyshimet e korrupsionit, ndërsa në banesën e tij u sekuestruan gjatë kontrollit me vendim gjykate 174 mijë euro, mbi 10 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë.

Avokati i gjyqtarit, Ardian Visha në një dalje për mediat ka folur lidhur me vendimin duke u shprehur se “Ka mungesë relacioni logjik nga Prokuroria, ka një dinamikë prej janarit deri në fund majit, pastaj ka një boshllëk nga karakteri hetimor, pastaj Prokuroria i kërkon gjykatës për të bërë kontroll ne banesë. Është detyrë e prokurorisë që të prodhojë natyrën kriminale të parave të gjetura dhe ti lidhë me veprën që atribuohet konkretisht”

Më tej Visha tha se gjykatësi kishte pagë të mirë dhe se të ardhurat duhen parë në kushtet e kapitalizimit.

“Ne kërkuam nga gjykata dhe të mos e lidhte çështjen e parave me çështjen: "Janë para të familjarëve të gjyqtarit dhe mund të përdoreshin për kurim. Klienti vuante nga një tumor në kokë, provuar kjo nga një spital në Tiranë dhe duhej kuruar”, shtoi Visha.

Ai u ndalua gjatë operacionit policor të koduar "Një vrasje e dytë" me akuzat për "Korrupsion aktiv dhe pasiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë".

Gjyqtari Miri ishte nën hetim nga prokuroria e Krimeve të Rënda prej të pakën 6 muajsh. Ai dyshohet se ka marrë një shumë parash për të lënë në fuqi vendimin e dënimit që favorizonte një të dënuar për vrasje, Gnetian Doda, të cilit i ishte ndryshuar akuza nga vrasje në plagosje e rëndë me dashje. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top