Connect with us

Lu: 100 vjet më parë ngritëm strehën vorfnore, sot ju ndihmojmë në ngritjen e sistemit të drejtësisë

Kuriozitete

Lu: 100 vjet më parë ngritëm strehën vorfnore, sot ju ndihmojmë në ngritjen e sistemit të drejtësisë

Lu: 100 vjet më parë ngritëm strehën vorfnore, sot ju ndihmojmë në ngritjen e sistemit të drejtësisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, mori pjesë sot në aktivitetin “Java e fëmijëve jetimë”, kushtuar 100- vjetorit të krijimit të Strehës së parë vorfnore në Shqipëri.

Në fjalën e rastit ai iu referua ekspozitës së hapur në Shtëpinë e Fëmijës dhe tha se “Ju mund të shikoni fytyrat e këtyre fëmijëve që janë të mahnitshme, disa sjellë nga Biblioteka e Kongresit Amerikan. Jam krenar që kjo punë është bërë nga misionaret amerikane dhe Kryqi i kuq Amerikan. 100 vjet më parë amerikanët erdhën këtu për ngritjen e strehës së parë vorfnore”.

Në këtë linjë shtoi se sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihmojnë për forcimin e Forcave të Armatosura, luftën kundër krimit të organizuar dhe ngritjen e institucioneve të reformës në drejtësi që janë bërë më të forta nga reforma në drejtësi.

Prej shumë kohësh ambasadori Lu apelon për rindërtimin dhe pastimin e sistemit të drejtësisë.

Së fundmi ai ka paralajmëruar edhe kapjen e “peshqve” të mëdhenj, në muajin janar. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top