Connect with us

Makina del nga rruga, tre persona përfundojnë në spital

Kuriozitete

Makina del nga rruga, tre persona përfundojnë në spital

Makina del nga rruga, tre persona përfundojnë në spital

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur këtë të mërkurë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Libofshë, ku automjeti tip "Benz" me targa AA290DR i drejtuar nga 23 vjeçari L.K. ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët me iniciale, R.K, R.Sh dhe E.M. që të tre banues në Nepravishtë.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, i cili po merret në pyetje për të sqaruar aksidentin e rëndë. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top