Connect with us

Makina përplas motorin në Gjirokastër, plagosen dy persona

Kuriozitete

Makina përplas motorin në Gjirokastër, plagosen dy persona

Makina përplas motorin në Gjirokastër, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një makinë është përplasur me një motor.

Më konkretisht aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Çukë në vendin e quajtur “Oazi”.

Një mjet tip “'Benz ML”, ka përplasur një mjet motorr tip “Lifan” të drejtuar prej shtetasit E.H..

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 24-vjeçari K.M., 24 vjeç, banues ne Delvinë pasagjer në mjetin motor, dhe vetë drejtuesi i motorit E.H., 31 vjeç, banues në Metoq,Sarandë.

Të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Sarandës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e policisë u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit tip “Benz”, R.R., 18 vjeç, për të vijuar me veprimet e mëtejshme hetimore. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top