Connect with us

Malësorja zbulon se burri ka një vajzë 9 vjeçe, i merr vjehrrit 20 mijë paund dhe…Historia e padëgjuar

Kuriozitete

Malësorja zbulon se burri ka një vajzë 9 vjeçe, i merr vjehrrit 20 mijë paund dhe…Historia e padëgjuar

Një histori e çuditshme ka mbërritur në redaksinë tonë. Një vajzë e re nga Malësia e Madhe pasi është fejuar me një djalë në Angli pas gati dy vitesh ka mësuar se burri i saj ka një vajzë 9 vjeçe me një angleze. Pasi ka marrë këtë lajm vajza ka përgatitur një plan të çuditshëm për të cilin më pas është penduar por nuk ka më kthim pas për të. Është vajza e tezes ajo e cila ka rrëfyer historinë për të afërmen e saj. Lexoni historinë e padëgjuar ndonjëherë:
“Unë që po ju shkruj jam vajza e tezes e një vajze e cila ka kalu një histori shumë të çuditshme. Vajza tezes e jemja ka ken e martume në fshatin Dajç. Burri i saj ka ken në Angli prej shumë vitesh dhe janë feju me shkusi. Për një vit e gjys vajza e tezes ka ndej te shpia e vjehrrive në Dajç. Mas një viti e gjys aja ka shku te familja e saj në Malësi të Madhe se asht mërzit vetëm me plakun e plaken e shpisë. Mas gati dy vjetëve ka ardh burri i saj dhe janë taku të dy. Vajza e tezes i ka kërku burrit me e marr me vedi në Angli. Burri i ka thanë dakord por i ka tregu një lajm që nuk e ka prit se në Angli ka një vajzë 9 vjeçe me një angleze. Vajza e tezes fillimisht asht shtang por e ka marr vedin. I ka than në rregull se kur të vij unë në Agli e shmangum atë grun që ke. Në rregull i ka than burri. Masi i ka tregu, burri ka gjet një person me pagu lek që me e marr vajzen e tezes me vedi. Një person i ka kërku 5 mijë paund për mi i nxjerr vizen dhe i ka than se 20 mijë paund duhen në bankë për me shku si studente në Angli. Burri ka ra dakord dhe i ka dhanë 5 mijë paund. Ka ik në Angli dhe i ka pru edhe 20 mijë paund që me i fut në bankë. Vjehrri i vajzës tezes një ditë nadje i ka ra derës dhomës për me i than se kan ardh lekët dhe se duhet me i fut te banka. Vajza e tezes i ka than leni përmbi tavolinë në koridor se po çohem avash dhe po i marr lekët me i çu te banka. Vjehrri i ka lanë aty dhe ka dalë. Vajza e tezes ka marrë 20 mijë paund dhe ka shku te shpija e saj në Malësi të Madhe, Vajza e tezes ka 8 vëllezër. Kur ka shku të shpija e saj e ka marr vjehrrin në celular dhe i ka than se je burrë i mirë por djali jot më ka rrejt dhe ai ka një vajzë 9 vjeçe me një angleze. Unë i ka than vajza e tezes kam marr lekët dhe nuk vij kurrë ma në derën tuj. Burri që ka pas e ka marr në telefon dhe i ka than se kur të vij në Shqipëri ke me pas punë me mu dhe vajza e tezes ka ra në hall. Baba i saj dhe 8 vëllezërit nuk e lajnë që me ia çu ma lekët”./ShkodraNews

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top