Connect with us

Mashtruan për punësim me 2 mijë euro, pranga ushtaraku dhe një tjetër

Kuriozitete

Mashtruan për punësim me 2 mijë euro, pranga ushtaraku dhe një tjetër

Mashtruan për punësim me 2 mijë euro, pranga ushtaraku dhe një tjetër

Një punonjës i policisë Ushtarake në Vlorë dhe një shtetas tjetër janë arrestuar nga policia për mashtrim dhe përfitim të një shume parash ndaj një tjetër shtetasi duke i premtuar punësim në strukturat e Forcave të Armatosura.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga janë vënë Deraldo Kamberi 23 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë dhe Erlind Varfi, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre erdhi si rezultat i operacionit të koduar “Rekrutimi”, për shkak se në bashkëpunim me njëri- tjetrin ata i kanë marr një shtetasi, një shumë vlerash monetare prej 2000 euro me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në Strukturën e Forcave të Armatosura.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën prej 2000 euro.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim''. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top